Ky asht synimi i PDK’s në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka ba me dije se ky subjekt politik ka me hy i mobilizuem në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit si asnjiherë ma parë.

Ai ka thanë se synimi i PDK’s për zgjedhjet lokale asht rikthimi i komunave të mëdha. Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, Stavileci asht shprehë i bindun se me nji ekip super të mobilizuem, këtë synim PDK’ja ka me ba realitet me 22 Tetor.

“Nuk ka pjesë të strukturës së organizatës tonë e cila nuk asht aktive. Presim që fitoren e përbashkët me partnerët e koalicionit në nivel qendror të 11 Qershorit ta replikojmë në nivel lokal më 22 Tetor. Na prijmë në shumicën e komunave dhe presim rikthimin e komunave të mëdha. Diçka që i përket ADN’s politike të PDK’s asht që sot ka nji ekip super të mobilizuem për me ba këtë synim realitet”, ka thanë Stavileci.