Ky asht synimi i radhës i Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan

Me qëllim të krijimit të mekanizmave të bashkëpunimit, në Tiranë asht krijue Unioni i Komunave Shqiptare, që përfshin komunat kryesore që drejtohen nga shqiptarët në vendet e rajonit.

Me synimin për m’u zgjanue tutje, ky union ka fillue me Komunën e Tiranës, Komunën e Prishtinës, atë të Tetovës, mandej Ulqinit dhe Preshevës.

Drejtuesit e këtyne komunave tashma kanë nënshkrue nji platformë bashkëpunimi në fusha si: urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha për Radion Europa e Lirë se ideja për këtë Union asht që komunat shqiptare në rajon me bashkëpunue me njana-tjetrën dhe me i shkëmbye përvojat.

“Ideja asht që me pasë nji forum diskutimesh, shkëmbime të përvojave dhe me nji sekretariat të përhershëm, ku na kemi me mujt me i nda të mirat, e pse jo edhe të mësojmë nga gabimet. Asht vnue për herë të parë nji komunikim i drejtpërdrejtë i komunave shqiptare të tanë rajonit”, ka spjegue Ahmeti.

Edhe kryetari i Komunës së Tiranës, Erion Veliaj, në nji prononcim për Radion Europa e Lirë, tha se Unioni asht nji platformë për me mësue nga njani-tjetri. Simbas tij, me krijimin e këtij unioni, nuk ka arsye me u shqetësue askush.

“Asht nji platformë praktike për me mësue nga eksperiencat e njani-tjetrit dhe sigurisht që na kemi me zgjanue iniciativën edhe me komunat tjera. Ky asht vetëm nji grup nismëtar për me mësue. Çdo gja ka qenë transparente në media dhe nuk besoj që po të kishim nji agjendë të msheftë kishim me ba kaq publike”.