Ky asht teksti i betimit të Presidentit

thaci

Më 7 Prill, presidenti i zgjedhun i Kosovës, Hashim Thaçi, do të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe do të marrë mandatin presidencial.

Të gjitha përgaditjet e organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të ri të Kosovës, nga Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, te Presidenti i zgjedhun, Hashim Thaçi, kanë përfundu.

Me 7 Prill, Thaçi pritet me dalë në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe ta bajë këtë betim:

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia.”

Ky betim parashihet me Ligjin për Presidentin.

Thaçi të nesërmen, më 8 Prill, do të mbajë edhe ceremoninë e inaugurimit në sheshin “Skëndërbeu”, tue fillu prej ores 11:00.

Në ceremoninë e Presidentit Thaçi në shesh do të jenë të ftuem përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe personalitete të tjera nga jeta publike, mbrenda dhe jashtë vendit.