Ky asht terroristi i pestë në kerkim për sulmet n’Bruksel

terroristi

Policia belge ka identifiku nji tjetër terrorist, i cili dyshohet se asht i lidhun me sulmet terroriste që u kryen nga ISIS në Bruksel.

Ai asht identifiku si Naim Al Hamed dhe asht shtetas sirian, raporton media belge “De Morgen”.

Naim Al Hamed asht shpall në kerkim dhe dyshohet se ka pasë lidhje të ngushta me Mohamed Abrinin, Najim Lacharaoui dhe vllaznit El Bakraoui.

Kjo asht edhe fotoja e 28-vjeçarit sirian, i cili bredh ende i lirë dhe dyshohet se ndodhet në Bruksel.

Policia belge arrestoi 6 persona në lagjen “Schaerbek” n’operacionin që nisi që ditën e djeshme, ndërsa nji tjetër terrorist asht arrestu në Paris po ditën e sotme.

 

terroristi