Ky asht terroristi qe la të vdekun 84 persona në Nicë

Mohamed Lahouaiej Bouhlel asht sulmuesi terrorist i cili vrau 84 persona, lëndoi dheta të tjerë në Nice të Francës.

31 vjeçari Lahouaiej Bouhlel asht i lindun në Francë me prejardhje nga Tunisia.

Letërnjoftimi i tij ishte gjetë në kamionin me të cilin erdhi në vendin e ngjarjes tragjike.

Ndërsa pak ma vonë media të ndryshem kanë publikue edhe fotografi të personit në fjalë.

Simbas The Mirror, ai ishte i njoftun për policinë për lidhjen e tij me krime si vjedhje dhe dhunë.

Burimet hetuese kanë thanë se paraqitja e fundit e tij në gjykatë ishte në Mars të këtij viti, kur ishte shpall fajtor për shkaktim dhune.

Simbas raportimeve nga Nice, ai kishte punue si shofer.

 

2-terroristi