Hapet zyrtarisht tuneli ma i gjatë hekurudhor n’botë!

Tuneli ma i thellë dhe më i gjatë hekurudhor në botë hapet zyrtarisht në Zvicër mbas thuejse dy dekadash pune për ndërtimin e tij.

57 km ose 35 milje, tuneli dy kalimësh me bazë në Gotthard do të sigurojë lidhjen hekurudhore të shpejtësisë së naltë n’Alpet e Zvicrës ndërmjet Europës veriore dhe jugore, shkruen BBC.2-tunelii

Zvicra tha se ai do të revolucionarizojë transportin europian të mallnave.

Mallnat që kryesisht transportoheshin me rrugë, do të barten në tren.

Tuneli kapercen gjatësinë prej 53.9 km të tunelit hekurudhor të Japonisë, Seikan, si ma i gjati në botë dhe lë mbas dhe tunelin 50.5 km që lidh Britaninë me Francën, tue e kalue në vendin e tretë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Francois Hollande dhe Kryeministri i Italisë Matteo Renzi do t’i bashkohen zyrtarëve të naltë të Zvicrës në hapjen e madhe.