Ky asht turneu lobues i Enver Hoxhajt n’OKB!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj asht tue qendrue në New York ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.

Në agjendën e ministrit Hoxhaj për diskutim ka qenë çashtja e lobimit për njohje, vendosja e marrëdhanieve diplomatike, ndërsa me shtetet njohëse fuqizimi i marrëdhanieve bilaterale.

Në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Pergjithshme të OKB’s, Hoxhaj ka takue ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informue për zhvillimet në Kosovë.

“Punimet e AP’s të OKB’s çdo Shtator janë nji mundësi e madhe për nji shtet të vogël si Kosova që ka me zgjanue edhe ma shumë gjeografinë e njohjeve, rritë numrin e miqve dhe ka me forcue marrëdhaniet bilaterale me shtetet njohëse.

Gjatë ditës së parë ka me zhvillue takime shumë përmbajtjesore dhe jam optimist për lajme të mira e pozitive në t’ardhmen”, ka thanë Hoxhaj.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka marrë pjesë në drekën e shtrueme nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit, ku asht diskutue për sfidat rajonale dhe europiane të viteve të fundit.