Ky asht urimi i Bashës për Haradinajn

Kryetari i PD’s Lulzim Basha, ka urue Ramush Haradinajn, për postin e Kryeministrit të Kosovës.

Basha ka ofrue mbështetjen e tij dhe Partisë Demokratike, në realizimin e misionit për Kosovën dhe qytetarët.

 

Urimi i Bashës:

 

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më te sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të qeverisë së Kosovës. Kam besim të plotë se do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballur dhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizmin e misionit tuaj të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj.