Ky asht urimi i Hahn për MSA’n

hahn

Zbatimi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE’s, ka nisë edhe me urimet që arrijnë nga Brukseli.

Asht komisioneri europian për çashtje të fqinjësisë dhe negociata për Zgjanim, Johanes Hahn, i cili përmes nji postimi në Twitter u ka uru qytetarëve të Kosovës ditën kur filloi të zbatohet MSA.

“I uroj Kosovës me këtë ditë të madhe, i uroj me rastin e hymjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe integrim. Ky asht nji hap përpara në raportet mes BE’s dhe Kosovës”, ka shkrue Hahn në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka shtue se “fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje do mund të sjellë reforma dhe përfitime për qytetarët”.

“Marrëveshja asht nji rast që sjellë përfitim të plotë në raport me BE’n.

Kjo duhet të shfrytëzohet në të mirën e të gjithëve”, ka thanë Hahn.