Ky asht urimi i kryeministrit malazez për Thaçin

thaciduganovic

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Đukanović ka uru presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për marrjen e detyrës së të parit të vendit.

Në letrën e urimit, Đukanović ka shpreh gatishmëninë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyem ndërshtetnor.
Kjo asht letra e kryeministrit të Malit të Zi, Milo Đukanović, dergue Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit:

SH. T.

Z. HASHIM THAÇI

President i Republikës së Kosovës

Prishtinë

I nderuar z. Thaçi,

Me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës i Kosovës, po ju përcjell urimet e mia të përzemërta dhe dëshirat më të mira për kryerjen e suksesshme të detyrës tuaj me përgjegjësi.

Jam i bindur se marrëdhëniet e mira fqinjësore mes popujve dhe shteteve tona do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej me interes të përbashkët, dhe se ju, siç keni bërë edhe deri më sot, do të vazhdoni të jepni kontributin tuaj të veçantë në këtë drejtim. Do të jetë kënaqësi për mua që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta dhe përshëndetjet miqësore.

Milo Đukanović

Kryeministër i Malit të Zi