Ky asht urimi i Mustafës për Kurban Bajramin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka urue besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në urimin e Kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë ditë shumë të veçantë, kam kënaqësinë të ju uroj Festën e Kurban Bajramit dhe ju dëshiroj gjitha të mirat. Kjo festë duke e gërshetuar gatishmërinë për sakrificë dhe solidaritetin në të mirë të njerëzores, fisnikëron ndjenjën për të bërë mirë dhe lartëson përgjegjësinë e ndërsjellë për të punuar me tolerancë të gjithë së bashku pa dallime”.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj pandalshëm angazhimin për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të dëshmuara për të mirën e lirisë, barazisë dhe tolerancës për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thotë Mustafa në mesazhin e urimit.