Ky asht urimi i Nishanit për Thaçin

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Bujar Nishani, uron Hashim Thaçin për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

N’urimin e tij, Nishani shkruen se, “jam i sigurt se falë eksperiencës suej në pamvarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen ma tej, si në plan të mbrendshëm ashtu edhe në atë nderkombëtar”.

“I nderuemi Zoti Thaçi, Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell urimet më të mira e vëllazërore.

Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj.

Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Duke ju siguruar për një bashkëpunim të ngushtë, ju lutem pranoni i nderuar President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, thuhet n’urimin e presidentit Nishani.