Ky asht vendi europian qe ndaloi zyrtarisht mbulesat muslimane!

Parlamenti hollandez sapo miratoi nji ligj që ndalon veshjen e mbulesave muslimane që mbulojnë krejt fytyrën, siç janë burkat.

Ligji i ri vlen për ambientet publike si shkollat, spitalet apo për mjetet e transportit publik.

Ai përfshin edhe llojet e tjera të mbulesave të fytyrës si maskat e skive apo helmetat e ndryshme.

Në Netherlands janë të pakta gratë që veshin mbulesa islamike por kjo çashtje ka krijue prej vitesh debate t’ashpra.

“Ky ligj nuk ka lidhje me çashtjet fetare.”- u shpreh kryeministri Mark Rutte tue shpjegue ma tej se qeveria asht mundue me gjetë nji balancë mes lirisë së njerëzve për me veshë atë që duen dhe randësisë së komunikimit të qartë.

Ligji nuk vlen për rrugët publike, por vetëm për vendet ku asht thelbësor identifikimi i personave me të cilët komunikohet.