Ky asht vendi ku duhet me goditë korrupcionin!

aleksandarlumeziii

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thanë sot se luftimi i korrupcionit mund të bahet ma efikas nëse sistemi i drejtësisë fokusohet që ata që janë të perfshimë në korrupcion me i detyrue me i kthye mbrapa paratë që i kanë fitue në mënyrë të jashtëligjshme.

Këto komente, Lumezi i bani gjatë prezentimit të raportit të BIRN dhe Internews Kosova të monitorimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë për vitin 2015.

“Nëse korrupcionin dhe krimin e organizuem e godasim në xhep, ata bahen ma të pafuqishëm”, tha Lumezi.

Lumezi tha se prokurorët me kompetencat e tyne ligjore janë kthye në “Zot të procedurës penale” dhe tashma ata, simbas tij, janë ma aktive në hetimin e çashtjeve penale tue reague ma shpejt për të verifikue të dhanat dhe tue u dhanë urdhna policisë dhe organeve tjera për me ndërmarrë veprime hetimore.

“Ka kurrupcion në Kosovë por nuk ka ashtu si flitet prandaj asht e domosdoshme që institucionet e drejtësisë me ba nji analizë lidhun me korrupcionin real dhe perceptimit të qytetarëve lidhun me korrupcionin”, tha Lumezi.

Ai tha se në rast se ndodh që ndonji rast korrupcioni të vjetërsohet gjatë hetimit, prokurori i atij rasti do të dergohet për procedurë disiplinore.