Ky asht vendi ku u konfiskue rekord marihuane!

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 31 Tetor 2016, ka ndermarrë nji operacion kontrolli në fshatin Lluzhan KK Podujevë, ku gjatë kontrollimit të kerreve asht ndalue nji kerr me targa vendore të cilën e ngiste personi mashkull K-Shqiptar.

Mbas kontrollit të kerrit janë gjet tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushun me substancë të dyshuem narkotike -marihuanë, me sasi rreth 50 kg.

Më pas asht  arrestue edhe nji shtetas mashkull nga Shqipnia i cili dyshohet se asht i pershi në këtë rast.

Asht konfiskue substanca e lartëcekun, katër telefona mobilë dhe vetura Audi me targa vendore me të cilën asht krye transporti i marihuanës.

Personat e arrestuem në këtë rast janë:  A. B. lindun me 1975 – m/sh/k dhe E. C.  lindun me 1967 – m/sh/k.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuemve u asht caktue masa e ndalimit pre 48 orëve.

 

2-canta