Ky asht vendi ku vizitën e parë ka me ba Pacolli

Zavendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka me qëndrue nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipnisë.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli ka m’u takue në takime të ndame me Presidentin e Republikës së Shqipnisë, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pacolli arriti të futej në Qeverinë Haradinaj mbasi i dha mbështetje koalicionit PAN për me marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës.