Ky asht vendi ma i miri për emigrantët në planet

Zvicra asht vendi ma i sigurt ku emigrantët munden me jetue, kjo simbas nji ankete të kryeme së fundi nga rrjeti ndërkombëtar.

Për nga siguria në vitin 2017, Zvicra u rendit e para për nga cilësia, në mesin e 65 shteteve të botës të cilat ishin pjesë e studimit.

97 për qind e të anketuemve thanë se ndjehen të sigurt në vendin alpin, tue e ngrit pozitën e Zvicrës në 18 për qind ma shume se mesatarja botnore, raportojnë mediat lokale.

Ky studim kishte për bazë 3 faktorë; sigurinë personale, stabilitetin politik dhe paqen.