Ky asht vendi ma i pasigurt i Ballkanit, po ku asht Kosova!

Organizata e pamvarun “Institute for Economics and Peace” ka ba rangimin e vendeve ma të sigurta të botës, tue marrë parasysh 23 faktorë, si dhuna, terrorizmi politik, vala e refugjatëve si dhe importi/eksporti i armëve.

I ashtuquejtun «Global Peace Index», nxjerr Gjermaninë në vendin e 16’të, që perban nji risi, ndërsa në vendin e parë Islandën.

Më pas vijnë Danimarka dhe Austria.

Ma konkretisht në Top 10 vendet ma të sigurta rënditen:
1. Islanda
2. Danimarka
3. Austria
4. Zelanda e Re
5. Portugalia
6. Çekia
7. Zvicra
8. Kanada
9. Japonia
10. Slovenia

Sa u takon vendeve ma të pasigurta, jo befasuese, në fund të listës ndodhet Siria nga 163 shtete të analizueme, ndjek nga Sudani Jugor, Iraku dhe Afganistani shkruen.

N’Europë vendi ma i pasigurt asht Ukraina.

E simbas analizës së njajtë, vendi ma i pasigurt i rajonit asht Maqedonia, tue u rendit në vendin e 94.

Kjo falë krizës së gjatë politike. Për krahasim, në 2015 ky vend ndodhet në vendin e 79.

Kjo tregon se vendi i vogël ballkanik asht afër vendeve të pasigurta. Më pas ndodhet Greqia (82), Kosova (77) dhe Bosnja (60).

Të gjitha këto vende ndodhen në kategorinë mes të pasigurtëve dhe të sigurtëve.

Kosova nji vit ma parë kishte vendin e 66, që do të thotë se ka ra për 11 vende.

Shqipnia ndodhet në vendin e 54, pak ma poshtë se Serbia (48) dhe ma naltë se Mali i Zi (57).

Të tre shtetet janë në kategorinë e vendeve të sigurta.