Ky asht vendi qe e merr tash presidencen e BE’s!

Slovakia nga sot e ka marrë persipër presidencën e radhës së Bashkimit Europian, në momentin ma të ndjeshëm në historinë e bllokut të shteteve europiane mbas referendumit britanik për me dalë nga BE.

Slovakia asht ba anëtare e BE’s para 12 vjetësh, ndërsa asht edhe pjesë e eurozonës.

Ndonëse çashtja e BREXIT natyrshëm do e dominojë këtë periudhë, Bratislava asht zotue se do të merret edhe me forcimin e ekonomisë së BE’s dhe me tema të tjera urgjente.

Nji nga veprimet e para do të jetë mbajtja e nji samiti joformal liderash të BE’s në kryeqytetin sllovak më 16 Shtator, tue e shënue kështu herën e parë që nji samit i tillë nuk do të mbahet në Bruksel prej vitit 2010.

Megjithëse Britania zyrtarisht vazhdon të jetë anëtare e BE’s në këtë samit janë të ftuem vetëm liderat e 27 shteteve anëtare.