Ky asht vendimi i Apelit për Sami Lushtakun

samilushtaku

Gjykata e Apelit tashma ka marrë vendim për grupin Drenica 1 dhe asht vetëm çashtje orësh se kur ka me ba publik atë.

Magazina.al merr vesh nga burimet e saj, se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, asht shpallë i pafajshëm për vrasje për çka gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënue me 12 vjet burg. Tash Lushtaku ka me i vuejt vetëm 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese, por i liruem nga nji vrasje që ishte supozue se e kishte krye.

Ish komandanti i UCK’s, ishte shpallë fajtor për nji vrasje që askush, madje as gjykata nuk ka arritë me vërtetue. Lushtaku asht ngarkue me këtë vrasje, por nuk dihet se kush asht i vrami e as ku asht krye kjo vrasje!