Ky asht vendimi i fundit për Azem Sylen

sylaaa

Gjykata Themelore ka njoftue se gjyqtari i EULEX’it ka marr vendim nji muej paraburgim për ish deputetin e PDK’s, Azem Syla.

“Këtë mbasdite nji gjyqtar i EULEX’it mori vendimin për të caktue masën e paraburgimit prej nji muej, për të pandehunin A .S.

Gjyqtari i procedurës paraprake t’EULEX kishte lëshue nji flet-arrest për të pandehunin më 26 Prill 2016.

Ai asht arrestue më 29 Prill 2016 dhe sjell para nji për caktimin e paraburgimit.
Rastin asht tue e ndjek penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

krejt palet kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.

Azem Syla, dyshohet për krim t’organizuem lidhun me shitjen e pronave shtetnore.

Ai asht arrestu të Premten gjatë nji akcioni të madh policor.