Ky asht vendimi i Greqisë për ushtarët puçistë turqë

Greqia ka deklarue se ka me i kthye në Turqi ushtarakët turqë që me nji helikopter u ungjën në qytetin verior të Aleksandropulit këtë të Shtune. Qëndrimin e ka ba publik zadhënësja e qeverisë helene, Olga Gerovassilis në nji deklarate online.

“Autoritetet greke kanë me i ndjekë procedurat e parashikueme nga ligji ndërkombëtar. Sidoqoftë, asht marrë në konsideratë fakti që këta 8 persona të ndaluem akuzohen në vendin e tyne për prishje të rendit kushtetues dhe përpjekje për me rrxue demokracinë”, deklaroi Gerovassilis.

Ndërsa, shefi i shtabit të përgjithshëm grek konfirmoi përmes nji njoftimi se 8 ushtarakët turqë, mes të cilëve 3 majorë, 3 togerë dhe 2 rreshterë, kërkuen azil politik në shtetin grek.

Autoritetet helene nuk kanë konfirmue nëse 8 oficerët, që hynë në hapësirën ajrore greke pa leje, kishin marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi. Ato saktësuen veç se avionët gjuejtës grekë e shoqnuen helikopterin deri në aeroport.