Ky asht vendimi ma i ri për Naser Kelmendin

Gjykata Themelore ka vendosë që Naser Kelmendi, i akuzuemi për vrasje të randë, krim të organizuem dhe trafikim të drogës, nga sot të mbrohet në liri.

Këtë gja e ka konfirmue përmes nji publkimi në rrjetin social Facebook, avokati i Kelmendit, Besnik Berisha.

Ky asht njoftimi i plotë i tij:

Kujdo qe mund t’i interesoj;

Prokuroria Speciale e EULEX-it perfundimisht humbet betejen me mbrojtjen e z. Naser Kelmendi lidhur me masen e paraburgimit.

Z. Naser Kelmendi nga sot do te mbrohet ne liri.
Vendimi i Gjykates Themelore per lirimin e z. Kelmendi nga masa e paraburgimit tashme eshte i formes se prere dhe i njejti nuk mund te apelohet.