Ky asht vendimi për serbët dhe rusët e arrestuem në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, e ka shqyrtue rastin e pesë shtetasve serbë dhe pesë shtetasve rusë, të arrestuem të Martën, në Metergovc të komunës së Podujevës.

Ata akuzohetheshin për kalim të paautorizuem të vendkalimeve kufitare ose të vijës kufitare, të sanksionueme me nenin 146 paragrafi 2, lidhun me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria fillimisht ka parashtrue kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërheqe me parashtresë, për me paraqite aktakuzë me kërkesë për dhanien e urdhnit ndëshkimor, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, njofton Illyria.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësor”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Mbas pagesës së denimit me gjobë, të pandehunit kane me u percjelle për në pikën kufitare ma të afërt nga Policia e Kosovës. Të akuzuemit janë arrestue për kalim ilegal të kufinit të Martën afër katundit Metergovc të komunës së Podujevës.