Ky asht veprimi i AAK’s e NISMA’s për 1 Shtatorin!

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ende nuk janë qartësue lidhun me veprimet e tyne më 1 Shtator, ditën kur pritet të futet për votim në Kuvend demarkcioni për Malin e Zi.

Krejt çka dihet deri tash për dy partitë opozitare që janë bashkue në nji koalicion asht vota kundër demarkacionit dhe mos pjesëmarrja në protesta.

Muharrem Nitaj nga AAK dhe Valdete Bajrami nga Nisma kanë ba të ditun se ata do të marrin pjesë në seancën e 1 shtatorit dhe se vota e tyne do të jetë kundër.

Por kanë hedh poshtë mundësinë e protestës ashtu siç asht paralajmërue nga Lëvizja Vetëvendosje.