Ky asht versioni i EULEX për vdekjen e Astrit Deharit!

Misioni i EULEX’it thotë se hetimet e autoriteteve të Kosovës si dhe autopsia lidhun me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, janë krye në mënyrë të saktë dhe profesionale, tue lanë me u nënkuptue se ky mision beson se Dehari kë krye vetëvrasje.

Në nji komunikate për media përmes së cilës EULEX shpreh mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë “për rritjen e llogaridhanies dhe transparencës në shërbimet korrektuese”, thuhet se ky mision ka monitorue këtë rast dhe se ju beson të gjetunave të autoriteteve.

“Si pjesë e mandatit të tij, EULEX’i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë krye në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat ma të mira europiane dhe tue i hetue krejt pistat e mundshme.

Tri agjencitë përkatëse që kanë qenë të përfshime vazhdojnë me i përmbush obligimet ashtu siç pritet nga to. Nga rastet si ky gjithmonë nxirren mesime, ndërsa elementi ma i randësishëm drejt përmisimit asht vënia në jetë e këtyne mesimeve”, thuhet në komunikatën për media.

“Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti. Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm.  EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë”, thuhet tutje në komunikatë.

 

astrit-dehari