Ky asht vlerësimi qe ban Papa për Brexit

papa

Mbas votimit të Britanisë së Madhe për me u largue nga Bashkimi Europian, zadhanësi i Papës Francis e kishte pyet atë se çfarë mendonte ai për këto ngjarje.

Papa ishte shpreh se “votimi ishte vullneti i shprehun nga populli”, simbas Catholic News Service.

“Kerkohet përgjegjësi e madhe nga ana e të gjithëve për me garantue për të mirën e popullit të Britanisë së Madhe dhe të mirën e bashkëjetesës së tanë kontinentit europian” ka shtue ai.

Kjo përgjigje sidoqoftë, nuk e përcakton se a ishte Papa pro apo kundër largimit të Britanisë nga BE.