Ky asht vlerësimi që Hofer i ban Kosovës!

norbert-hofer

Kosova asht pjesë e Serbisë, ka thanë nënkryetari i Partisë së Lirisë në Austri, Norbert Hofer, i cili ka humb rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt kandidatit të pamvarun, Aleksander van der Belen.

“Veprimet e njianshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë. Rrjedhimisht, ato pengojnë nji jetë të qetë dhe të begatë për tanë qytetarët në Kosovë”, ka thanë Hofer për gazetën beogradase Kurir.

Hofer po ashtu ka thanë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i ka dhanë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, konfirmon legjitimitetin e Republikës Serpska.

Hofer, ekstremist i djathtë, ka humb me nji diferencë të vogël votash balotazhin presidencial më 22 Maj.

Ai ka kundërshtue fuqishëm migracionin dhe multikulturalizmin.

Zyrtarë europianë kanë thanë se “Europa frymon lirshëm” mbas humbjes së tij.