Ky asht vlerësimi që i ban Kryeministri gurthemelit n’Merdare (video)

Gjatë përurimit të gurthemelit të pikës kufitare në Merdarë në mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast ka theksue se e vlerëson naltë gurthemelin e vendkalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky asht nji rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut i cili asht zhvillue për nji afat të gjatë që s’ishte i lehtë por ka dhanë rezultate shumë të mira”, ka thanë Mustafa.

Simbas tij, kjo asht nji deshmi e cila duhet me vazhdue që përmes dialogut me zgjidhë të gjitha problemet me fqijët, tue falënderue Bashkimin Europian për mbështetjen e këtij projekti dhe me urue për shumë suksese.