Ky asht vrasësi i policëve qe u radikalizue mbrenda burgut të Gërdovcit!

Radikalizmit mbrenda burgut nuk i ka shpëtue as Bedri Krasniqi, i denuem me 27 vjet heqje lirie për vrasjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, si dhe me 17 vjet burg për kidnapimin e pronarit të fabrikës “Gllareva”, Azem Morina.

Vrasësi i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës Bedri Krasniqi raportohet të jetë radikalizue mbrenda burgut të sigurisë së naltë në Gërdovc, ku po vuen denimin prej 27 vjetesh heqje lirie për krimin e dyfishtë dhe njikohësisht 17 tjera për kidnapim të biznismenit Azem Morina.

Portali Indeksonline ka publikue nji fotografi të vrasësit që po vuen denimin për vrasjen e dy pjesëtarëve të policisë, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në burgun e sigurisë së naltë në Gërdovc.

I denuemi me 27 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë në pamjet e fundit të tij shihet sesi ka ndërrue rrajësisht dhe sa i përkushtuem asht ndaj fesë.