Ky austriak e krahason Erdoganin me Hitlerin!

Lideri i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz Christian Strache ka krahasue tentimin e grusht shtetit turk dhe spastrimet e mavonshme të presidentit turk Recep Tayiip Erdogan me ato të shpërthimit të zjarrit në Reichstag në Gjermaninë naziste dhe përdorimit të situatës nga Hitleri për me zgjanue pushtetin, shkruen Reuters.

Flakët në ndërtesën e parlamentit gjerman në vitin 1933 ishin portretizue nga nazistët si nji komplot komunist kundër qeverisë, dhe ata e perdorën këtë ngjarje për me justifikue kufizimin e lirisë civile, tue e konsolidue kështu kontrollin e Adolf Hitlerit në Gjermani.