Ky deputet i LDK’s thotë se po i humbim mbi 8 mijë hektarë tokë

Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK’s, ka kritikue bashkëpartiakët e tij, se pse nuk dolën në mbrojtje të tokave që po i humbë Kosova, por po i kundërshtojnë ata që po ofrojnë fakte për këtë.

Këto kritika, Bulliqi i ka ba në Kuvendin e Punës së LDK’s.

“T’ju them te drejtën, nuk kam prite nji lufte kaq te ashpën nga bashkpartiaket e mi, te cilët ne shumicën e rasteve e morën rolin e “super ekspertave” te kësaj fushe, tue ba gara se cili ka me qenë ma i ashpën ne paraqitjet e tyne televizive, edhe pse kam pritë qe këta kanë me pasë brengen ma te madhe te humbjes se këtyne territoreve, se sa brenga nga kush janë thane këto sugjerime dhe vërejtje”, ka thanë Bulliqi.

Me këtë rast, ai ka thanë se ka me pasë askush përkrahjen e tij, kur vendos që me humbë tokë të Kosovës.

“Kosova po i humbë ma shumë se 8 mijë hektarë tokë nga procesi i shenimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Krejt kjo, për shkak të pazotësisë së Komisionit Shtetnor për demarkacionin”, ka thanë ai.