Ky deputet i PDK s’ndalet, e kritikon perseri LDK!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, asht shpreh i pakënaqun me funksionimin e deritanishëm të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Ai ka vlerësue se ky koalicion nuk ka perspektivë të gjatë, mbasi thotë se LDK nuk asht partnere korrekte politike.

Në intervistën për Epoka e Re, Buja ka theksue se PDK nuk duhet me pague faturën e deshtimeve të kryeministrit Isa Mustafa.

Deputeti Buja ka folë edhe për buxhetin e vitit 2017, për të cilin ka thanë se asht buxhet manipulues, tipik komunist.

Sibas tij, preken edhe paratë e pensionistëve dhe punëtorëve nga privatizimi për rritje ekonomike.

Ai ka paralajmërue se nuk ka me votue këtë version të buxhetit.