Ky kosovar n’Amerikë del para Gjykatës, qe për çka!

Shtetasi kosovar, Ardit Ferizi, pritet me u deklarue mbi akuzat për terrorizëm kundër tij.

Ferizi, 20 vjet, dyshohet se ka depërtue në të dhanat e mbi 1,300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe se të njajtat i ka shpërnda te grupi militant Shteti Islamik.

Seanca ndigjimore për Ferizin do të mbahet më 15 Qershor në Gjykatën e Qarkut në Virginia.

Ai fillimisht asht deklaru i pafajshëm ndaj akuzave për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Prokurorët thonë se Ferizi, vitin e kaluem, ka depërtue në të dhanat e nji kompanie private dhe se ka sigurue emnat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve amerikanë.

Shteti Islamik më pas i ka publikue këto të dhana në Twitter, së bashku me kercënime kundër ushtarëve.

Ferizi asht arrestue në Malajzi në muejin Tetor dhe asht dërgue në Shtetet e Bashkueme në Kallnor.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka cilësue rastin si të parin të këtij lloji.

 

arditferizi