Ky lajm i Kryeministrit ka me ‘heqë varfninë’ për kosovarët!

Kryeministri Isa Mustafa ka thanë se shume shpejt Kosova nuk do të jetë në vendet e rangueme si të varfna për shkak të zhvillimeve që po ndodhin.

Kryeministri Isa Mustafa shkrimin e tij në Facebook e filloi me “Kohët po ndryshojnë”, por nuk e kishte fjalën për motin “Jo moti, identitetin tonë e krijuem si të persekutuem, të shtypun, të varfër e të papunë”.

Përmes këtij statusi Mustafa ka ba të ditun se institucionet financiare nderkombëtare po e porosisin Kosovën me u ngutë e me i shfrytëzue fondet nga organizatat ndërkombëtare, kjo për shkak që Kosova mos me u konsiderue ma vend i varfën.

 

Ky asht postimi i Mustafës n’Facebook:

 

Kohët po ndryshojnë.
Jo moti, identitetin tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër e të papunë.

 

Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë.

Institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër.

 

Një cilësim më pak në fjalorin tonë politik; një argument më shumë për pozitivizëm. IM