Ky lajm i mirë për femitë tash vjen prej Turqie

Kryeministri turk Binali Yildirim, ka tërheq Projektligjin me anë të cilit falë mashkujt e denuen për marrëdhanie seksuale me vajzat e mituna, nëse ata martohen me viktimat e tyne.

Projektligji shkaktoi protesta në vend dhe u denua nderkombëtarisht.

Kritikët thanë se me këtë Projektligj, kishte me u legjitimue dhunimi statutor dhe me u inkurajue vazhdimi i praktikës për me marrë për nuse të mitunat, njofton BBC.

Agjencitë e OKB’s i kanë ba thirrje qeverisë mos me miratue Projektligjin, tue argumentue se kjo kishte me  damtue aftësinë e vendit për me luftue abuzimin seksual dhe martesën e femive.

Projektligji kishte me mundësue lirimin nga burgu të njerëzve të shpallun fajtor për sulme seksuale ndaj çikave të mituna, nëse vërtetohet se nuk asht përdor dhunë, ose forcë për martesë të detyrueme me viktimat.