Ky lajm i Turqisë ka me ju shokue, sa policë u pezulluen!

Autoritetet turke kanë njoftue të Martën se kanë pezullue ma shumë se 12 mijë policë, të cilët dyshohen për lidhje me klerikun mysliman Fetullah Gulen, i akuzuem për organizmin e grusht- shtetit të deshtuem në Korrik.

Simbas selisë së policisë, nga 12,801 zyrtarë policor janë pezullue nga detyra si pjesë e hetimit rreth përpjekjeve për grusht shtet, ku 2,523 prej tyne ishin shefa të policisë, shkruen AFP.

Në total, Turqia ka rreth 270.000 policë.

 Ata u pezulluen për lidhje të dyshueme me lëvizjen Gulen të cilën Turqia e fajëson për tentim të puçit, i cili u përpoq me largue presidentin Recep Tayyip Erdogan nga pushteti.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkueme që nga viti 1999, i ka mohue me forcë akuzat e Ankarasë.