Ky lajm ju befason, për çka policia arrestoi 7 persona!

Policia njofton me anë të nji komunikate se ka ndërmarrë nji operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhën kontrolleve të lëshueme nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij operacioni që u zhvillue dje, në cilësinë e të dyshuemve janë shoqnue në Stacionin e Policisë shtatë (7) persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazueme se të njajtit janë perfshi në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestrue pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Me urdhën të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuemve asht shqiptue masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante mbrenda dhe jashtë Kosovës, në vazhdimësi ka me ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruejtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.