Ky lajm ka me ju shokue, sa televizione mbylli tash Erdogani

Qeveria turke ka mbyll 12 kanale televizive dhe 8 radio nën akuzën e “kultivimit të ideve terroriste”.

Ankaraja i akuzoi këto media se kanë ba propagandë në favor të Partisë Punëtore të Kurdistanit dhe dha urdhën për mbylljen e tyne.

Hamza Ektan, kryeredaktor i kanalit Tv AMC që ka marrë urdhën të mbyllet, tha se kanalet radio-televizive që janë mbyll nga qeveria turke administroheshin nga kurdët dhe pakicat fetare.

Këto kanale transmetonin programe në gjuhën kurde dhe turke kryesisht në rajonet lindore të Turqisë të banueme kryesisht nga popullsia kurde.

Ma parë, qeveria e Ankarasë kishte mbyll disa radio-televizione që akuzoheshin se kishin lidhje me klerikun opozitar Fethullah Gulen.

Këto masa represive të qeverisë turke favorizohen edhe nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën presidenti Erdogan po e shfrytëzon për me zhduk çdo ndikim të Gulenit në Turqi.

Në kuadër të kësaj politike, mbi 32 mijë persona janë arrestue nën akuzën se kanë përkrah grushtin e shtetit të 15 Korrikut kundër qeverisë së presidentit Erdogan.