Ky lajm pë virusin “Zika” tash ka me ju befasue për të mirë

Virusi “Zika”, që shkaktoi panik në mbanë botën gjatë vitit 2016, e sidomos në Brazil, duket se mundet m’i shërbye shkencës, këtë herë për të mirën e njerëzimit.

Aftësia e “Zikës” me damtue trunin mundet me u përdorë me mbrojtë atë nga qelizat kancerogjene, që nuk s’munden me u shnoshë.

Eksperimente të shumta treguen se, injektimi i “Zikës” në tru bani që të tkurren tejmase tumoret agresive te mijtë, ndërsa qelizat e shnetshme të trunit nuk u prekën nga virusi. Përdorimi i viruseve kundër kancerit nuk asht asgja e re, por përdorimi i “Zikës” si armë asjy nji risi.

Shkencëtarët thojnë se “Zika” pati sukses të njajtë edhe te indet e trunit njerëzor të dhurueme, megjithëse eksperimentet te njerëzit janë ende larg.

Sekreti i suksesit duket se janë qelizat staminale, të cilat në trunin e bebeve janë me shumicë dhe prandaj “Zika” shkakton aq shumë dame.

Por, te truni i rritun, qelizat staminale thuejse nuk egzistojnë, kështu që “Zika” sulmon tumoret.

Shkencëtarët nga Universiteti Mjekësor i Washingtonit dhe ai i California’s, që kryen eksperimentet, thanë se zbulimi asht shumë i randësishëm dhe se, me pak modifikime gjenetike, në mënyrë që “Zika” mos me qenë aq agresiv sa në natyrë, kemi me pasë nji “armë” fenomenale kundër tumoreve në tru.

Shperndaje në: