Ky lajm për koalicionin PAN – AKR ka me ju befasue

Koalicioni PAN që doli si grupacioni politik ma i votuem në zgjedhjet e 11 Qershorit, me 34 për qind të votave, vazhdimisht po deklarohet se i kanë sigurue votat për formimin e qeverisë, dhe Ramush Haradinaj tha se kjo ka me ndodhë mbrenda javës së ardhshme.

Gazeta Metro, mëson se PAN asht në negociata me AKR’n e Behgjet Pacollit, e cila simbas rezultateve përfundimtare të KQZ’s të publikueme sot, ka marrë katër deputetë.

Pacolli, mësohet se po kërkon postet kyçe të qeverisë, tue përfshi këtu Ministrinë e Jashtme dhe ministritë kryesore që përfshinë resorët ekonomik, si Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ajo e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e edhe postin e zv.Kryeministrit.

Lideri i AKR’s për vete po e kërkon postin e ministrit të Jashtëm, gja për të cilën ka kundërshtim nga PDK. Në anën tjetër, problemi tjetër, asht edhe heqja dorë e Pacollit nga posti i deputetit dhe kalimi i tij në Qeveri.