Ky lajm për ndotjen e ajrit e alarmon Maqedoninë!

Europa mundet me marrë frymë ma lirshëm, megjithatë perjashtim ban Maqedonia.

Simbas vlerësimit të Agjencisë Europiane EUA në 2013 kanë vdek 467.000 persona si pasojë e ajrit të ndotun, por ajri asht pastrue ndjeshëm në shumë shtete europiane, ku deputetët europianë kerkojnë që ky trend me vijue deri në 2030 ku kanë me u reduktue grimcat PM10 me 49 për qind.

Në vendin e parë sa u takon vdekjeve të parakohshme si pasojë e smogut asht Maqedonia (30,4 për qind), ndërsa shumë mbas ndodhet vendi i dytë dhe i tretë me 22.8 dhe 21.1 për qind respektivisht.

Statistikat janë ba publike gjatë konferencës së EUA në Kopenhagen.

Zvicra ka përqindje t’ulët prej 13.9 për qind, ndërsa vendet ma pak të prekuna nga vdekjet e parakohshme si pasojë e smogut janë Finlanda (5.9 për qind), Suedia (6) dhe Islanda (6.5).

Studimi thekson se në 2014, 85 për qind e banorëve të metropoleve janë detyrue me marrë grimcat e damshme përmes frymëmarrjes si pasojë e smogut që ka pushtue qytetet e tyne.

400 qytete janë të tejndotuna në 41 shtete të Europës, ndërsa aty nuk mundet me ba përjashtim Shkupi dhe Tetova, që janë thuejse në krye të listës.

Problemi esencial për ajrin e ndotun krahas fabrikave janë nxemja me landë drunore dhe qarkullimi rrugor.