Ky lajm qe vjen për Erdoganin mundet me ju shokue!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan mundet me udhëheqë Turqinë deri në vitin 2029 me pushtete egzekutive të zgjanueme, në bazë të propozimeve me të cilat partia e tij udhëheqëse AK shpreson se ka me mbajtë nji referendum në pranverë të vitit të ardhshëm.

Kështu kanë thanë zyrtarët turq për Reuters, të cilët e kanë pa draftin.

Erdogani dhe përkrahësit e tij argumentojnë se Turqia ka nevojë për udhëheqësinë e fortë të nji presidence egzekutive, e ngjashme me sistemin në Shtetet e Bashkueme dhe Francë, në mënyrë që t’i shmangët koalicioneve të brishta qeveritare që e kanë pengue zhvillimin e saj në të kaluemen.

Por kundërshtarët e shohin ndryshimin e propozuem si mjet për ambiciet e Erdoganit, dhe kanë tutë se ka me sjellë autoritarizëm në rritje në nji vend që veçse po kritikohet ashpër nga aleatët perëndimorë për shkak të historisë së përkeqësueme ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht mbas spastrimeve të mëdha mbas tentim puçit ushtarak në Korrik.

AKP, e themelueme nga Erdogani para nji dekade e gjysë, po synon me mbajtë nji referendum për këtë çashtje në pranverë dhe po kerkon përkrahje nga partia opozitare nacionaliste MHP, në mënyrë që me fitue aprovimin e parlamentit për referendum.

Në bazë të draftit të fundit, e prezentueme para MHP dje, Erdogan mundi me marrë pozitën e presidentit egzekutiv në detyrë, menjiherë mbas referendumit nëse ndryshimet kushtetuese aprovohen.

E pastaj, mbahen zgjedhjet presidenciale, si janë parapa, mbas përfundimit të mandatit të tij në vitin 2019.