Ky lajm qe vjen prej Turqie ka me ju befasue!

Me vendimin e Parlamentit turk, 15 Korriku, dita kur këtë vit asht ba përpjekja për grusht-shtet në vend, në t’ardhmen ka me qenë festë zyrtare e vendit, me qëllim që të përkujtohen viktimat nga grusht shteti i pasuksesshëm, publikoi gazeta “Haberturk”.

Në të njajtën kohë, në përkujtim të viktimave në përpjekjen për grusht-shtet qyteti Kazan në qarkun Ankara ka me u riemnue Kahramankazan.

Fjala “kahraman” në gjuhën turke do të thotë “hero”.

Data 15 Korriku asht shpall si festë zyrtare në Turqi si “Ditë për përkujtimin të vdekunve gjatë përpjekjes për grusht shtet”.

Gjatë puçit në Turqi humbën jetën të paktën 300 persona, ndërsa rreth 2.000 ishin plagosur.

Autoritetet turke konsiderojnë se mbas përpjekjes për grusht shtet qendron “organizata terroriste” e klerikut islamik Fetullah Gulen, i cili jeton në egzil vullnetar në SHBA.

Ankara kërkon nga SHBA ekstradimin e tij në Turqi, por Washingtoni pohon se nuk ka me dorëzue klerikun derisa  nuk merr prova të qarta për përziemjen e tij në përpjekjen për grusht -shtet.