Ky lajm qe vjen prej Turqie ka me ju shokue!

Autoritetet turke kanë lëshue sot urdhën arreste për 137 akademikë, për shkak të lidhjeve të tyne të dyshuem me klerikun mysliman, për të cilin Ankaraja thotë se e ka orkestrue tentim puçin ushtarak më 15 Korrik, raporton CNN Turk.

Formalisht, Turqia i ka arrestue ma shumë se 37 mijë njerëz, si dhe tashma i ka pushue apo suspendue 100 mijë shërbyes civilë, gjykatës, prokurorë, policë dhe të tjerë, në nji spastrim të papamë deri tash.

Qeveria turke thotë se asht tue çrrënjosë përkrahësit e Fethullah Gulenit, i cili jeton në mergim të vetë imponuem në Shtetet e Bashkueme qysh prej vitit 1999, nga mekanizmat shtetnore dhe pozita të tjera të randësishme.

Por, Gulen vazhdimisht i ka mohue akuzat e Ankarasë, si dhe e ka denue puçin e deshtuem nga anëtarët mashtrues të ushtrisë turke.