Ky lajm tash që vjen prej Turqie ka me ju befasue!

Procesi ma i madh gjyqësor për Grushtin e deshtuem të shtetit më 15 Korrik të vitit 2016 në Turqi, me përfshimjen e rreth 500 të dyshuemve nisi sot në masa të rrepta sigurie në afërsi të Ankarasë, raporton Reuters.

Ky proces ka m’u zhvillue në nji sallë të krijueme posaçërisht në nji burg në periferi të kryeqytetit turk.

Të ndaluemit janë të dyshuem për orkestrim të grushtit të dështuem të shtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan nga baza ajrore në Akinci në veri-perëndim të Ankarasë, e paraqitun si qendra e marrjes së komandave nga ana e puçistëve.

Seanca ndigjimore nisi pak ma parë rreth orës (10:00) (07:00 GMT), simbas medias.

Ky proces po zhvillohet në burgun Sincan, ku salla kryesore ma e madhja mundet me  akomodue ma shumë se 500 persona e ndërtueme posaçërisht për mbarëvajtjen e procesit gjigant që lidhet me puçin e dështuem.