Ky lajm vjen prej Gjermanie, partia e Merkel’it del kundër hapjes së negociatave të Shqipnisë!

Nji lajm jo i mirë me sa doket për Shqipninë vjen nga Gjermania.

Deputeti i Bundestag’ut gjerman Gunther Krichbaum ka ardhë sot nga Berlini në Tiranë ku ka me takue kryeministrin Edi Rama dhe më pas ka me pasë nji konferencë për shtyp rreth orës 16:00 në Hotel Rogner.

Krichbaum asht kryetari i Komisionit Parlamentar për Çashtjet e EU’s pranë Bundestag’ut gjerman.

Ky komision asht pergjegjës për çashtjet themelore të integrimit europian, temat institucionale dhe çashtjet e zgjanimit si dhe zotnon kompetenca të veçanta për këto.

Burime për BalkanWeb bajnë të ditun se në takimin me mediat, Krichbaum ka me dhanë nji mesazh shumë të fortë n’emën të grupit parlamentar të CDU/CSU të Angela Merkel në lidhje me pritshmënitë që duhet me i përmbushë Shqipnia pikërisht 4 ditë përpara vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Berlin.

Krichbaum ka me folë për 7 kushte të cilat Shqipnia nuk i ka përmbush për çeljen e negociatave për anëtarësimin e saj në BE, çka mundet me sjellë votë kundër të Gjermanisë për hapjen e negeciatave që pritet të hapeshin në Dhetor.

Bahet fjalë për 7 pritshmëni që ka grupi parlamentar i CDU/CSU, ndaj Shqipnisë, të cilat kanë me mundësue çeljen e negociatave dhe që nuk janë përmbushë.