Ky lider austriak del me nji deklaratë skandaloze për Kosovën!

Lideri i Partisë së Lirisë në Austri e njohun si FPO, Heinz-Christian Strache ka dhanë nji deklaratë skandaloze në mediat austriake.

Ai e ka komentue situatën e Kosovës në raport me Serbinë, tue treguar qendrimet e tij proserbe, shkruen Indeksonline.

“Kosova asht pjesë e pandashme e Serbisë. Ata duhet të jenë në BE si nji shtet i përbashkët në kuadër të Serbisë. Kosova duhet të ketë nji lloj autonomie, diçka si  autonomia e Tirolit në Austri. Serbia ka ba rrugë shpirtnore për në BE dhe e meriton atë. Kam shumë serbë në partinë time, ata janë njerëz të mirë dhe punëtorë. Nëse do të pyetesha unë, Serbisë menjiherë do t’i jepja euron si valutë zyrtare”, ka thanë Heinz-Christian Strache.