Ky mbret belg uron President Thaçin

king-philippe

Mbreti Philippe i Belgjikës i ka dergue nji letër urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ai u shpreh se në vitet në vijim vullneti politik dhe përpjekjet serioze për të reformu Kosovën do të jenë të nji randësie kyçe për të udhëheq shtetin në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

Kjo asht letra e urimit që Mbreti Filip i Belgjikës ia ka dergue presidentit Hashim Thaçi:

Shkëlqesisë së Tij z. Hashim Thaçi

Kryetar i Republikës së Kosovës

PRISHTINË

Ju përcjell urimet e mia për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.

Në vitet në vijim vullneti politik dhe përpjekjet serioze për të reformuar shtetin tuaj do të jenë të një rëndësie kyçe për të udhëhequr shtetin tuaj në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

Ju uroj suksese në detyrën tuaj dhe ju ofroj mbështetjen time për këto sfida që do keni para jush.

PHILIPPE
Mbreti i belgëve

 

thaciii