Ky ministër serb çka thotë për “Luginën e Diellit” në veri

Projekti “Lugina e Diellit” nuk mund të jetë dhe nuk asht kolonizim, por rezultat i faktit se kthimi i të zhvendosunve në Kosovë nuk mund të realizohet në ato zona ku ata duen të kthehen, të tilla si asht për shembull Gjakova.

Kështu ka thanë për televizionin publik serb RTS, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic.

Ai ka deklarue poashtu se në pesë muejt e parë të këtij viti në Kosovë janë kthye vetëm 101 persona të zhvendosun, gja që simbas tij, asht pasqyrim ma i mirë i mundshëm i situatës në terren.

“Ky asht numër i vogël në krahasim me numrin e personave të zhvendosun që janë mbi 200 mijë. 101 persona janë kthy për shkak të rrethanave në terren, për shkak të sigurisë, ekonomisë dhe shumë mundësive financiare të inistucionit të drejtueme nga unë”, ka thanë Jevtic.
Simbas ministrit serb, “Lugina e Diellit” asht projekti i parë që i jep përgjigje pozitive çashtjes së të zhvendosunve.

 

Dalibor-Jevtic